13.08.2019, 8:44

Për 24 orë, 75 aksidente e 27 arrestime

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 75 aksidente, ku fatkeqësisht një aksident përfundoi me fatalitet, ndërsa 29 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 45 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 702 tiketa trafiku, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 27 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 21 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Tentohet të dhunohet i mituri 11 vjeçar nën Urën e Gurit në Prizren