Për 24 orë 68 aksidente, një prej tyre me fatalitet, mbi 1100 tiketa trafiku e 35 të arrestuar

16.08.2021

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje. Kështu bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të policisë për aksidente, tiketa trafiku e arrestime. Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 68 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton […]

Për 24 orë 68 aksidente, një prej tyre me fatalitet, mbi 1100 tiketa trafiku e 35 të arrestuar Foto: Ilustrim

Pavarësisht thirrjeve dhe apeleve të Policisë së Kosovës për kujdes të shtuar në trafik, aksidentet po vazhdojnë të shënojnë rritje.

Kështu bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të policisë për aksidente, tiketa trafiku e arrestime.

Të dielën në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 68 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një aksident ka përfunduar me fatalitet, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, 29 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 38 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, brenda 24 ore policia ka shqiptuar edhe 1132 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 ore janë arrestuar 35 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 22 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë në vuajtje të dënimit.