Për 24 orë 67 aktakuza kundër 71 personave, për vepra të ndryshme penale

11.02.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit […]

Për 24 orë 67 aktakuza kundër 71 personave, për vepra të ndryshme penale Foto: Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjeteshtatë (67) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masë së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe pranë Gjykatës kompetente është parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Të dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Sulmi” dhe “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë10 – 1033 – 4//
Prizren8 – 821 – 2//
Pejë10 – 123///
Gjilan13 – 13////
Gjakovë1 – 1////
Mitrovicë11 – 11////
Ferizaj14 – 162///
Totali67 – 71104 – 6//

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
/////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje“ dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shtrëngimi”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara.
Një (1) person është ndaluar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, ndërsa i ndaluari i dytë dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.

4. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Një (1) person është ndaluar për veprën penale “Tentim vrasje”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, një (1) i dyshuar është ndaluar për veprën penale “Vjedhje në tentativë”. Të dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Asgjësim apo dëmtim i pasurisë së huaj ”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulm ” dhe “ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi ”
Një (1) Aktakuzë kundër një (1) person për vepër penale – “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) Aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale – “Sulmi” & “Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë”;
Një (1) Aktakuzë për një (1) person, një (1) vepër penale – “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Thirrja për rezistencë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.

6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “ Sulmi” dhe “ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ”Vjedhje pylli”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ” Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Armëmbajtje pa leje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të mitur, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Trafikimi me njerëz” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.