Për 24 orë 64 aktakuza kundër 69 personave, për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur gjithsej gjashtëdhjetekatër (64) aktakuza, kundër gjashtëdhjetenëntë (69) personave të pandehur, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëzetenjë (21) persona të dyshuar .

Po ashtu, janë bërë gjithsej nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj dymbëdhjetë (12) personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe, ka ngritur ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit kandaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se djeshme ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”. Gjithashtu gjatë të ditës se marte, Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për 48 orë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) personave të dyshuar, si dhe, janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, në tri raste të ndara, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet (kërkesat-personat)BastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale
Prishtinë6-672-4
Prizren8-8
Pejë19-2212-2
Gjilan5-631-1
Gjakovë9-1032-3
Mitrovicë11-112-2
Ferizaj6-67
Totali64-69219-12//

1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
//////////

2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndimi trupor”, një (1) person me dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”, si dhe një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Hyrja në sistemet kompjuterike” dhe “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona, për veprën penale “Grabitja”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

3. Prokuroria Themelore Prizren:
Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi me migrantë”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” dhe
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë ditës se djeshme ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale.
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për vepër penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë kundër (1) personi për vepër penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (2) personave për veprën penale “Sulmi” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë “,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj “,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i Lehtë Trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) përsoni për vepër penale “Vjedhja e pyllit” dhe
Pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.

5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti për Krime të Rënda, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar për 48 orë, për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’, pasi që tek i njëjti janë gjetur 13 qese të vogla me marihuanë me peshë të përgjithshme prej 18.5 gram.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

6. Prokuroria Themelore Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar tre (3) personave të dyshuar. Dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kontrabandim i mallrave”, si dhe, një (1) person është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar. Një (1) kërkesë kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Kontrabandim i mallrave”, si dhe, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.

Aktakuzat:
Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “ Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale“ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

7. Prokuroria Themelore Mitrovicë:
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale ”Lëndim i rëndë trupor”.
Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprave penale ”Lëndim i lehtë trupor” dhe ”Dhunë në familje ”.

Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ”Vjedhje e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Kanosje”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ”Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”.

8. Prokuroria Themelore Ferizaj:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Kurse, dy (2) persona tjerë, janë ndaluar nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) persona, njëri nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhja”, ndërsa, një (1) person tjetër për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.
Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”.