Për 24 orë, 64 aksidente e 18 arrestime

Për 24 orë, 64 aksidente e 18 arrestime
Çlirim Gashi

01.08.2019 / Kronika

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 64 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 64 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 28 aksidente ishin me të lënduar dhe 46 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1489 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 18 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 12 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 1 person është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO