Për 24 orë 63 aksidente, një prej tyre me fatalitet, mbi 1600 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

30.06.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, por këto apele disa qytetarë nuk po i marrin seriozisht duke vazhduar vozitjen e veturës mbi shpejtësinë e kufizuar si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion. E mosrespektimi i rregullave në komunikacion po shkakton aksidente të shumta në vendin tonë, […]

Për 24 orë 63 aksidente, një prej tyre me fatalitet, mbi 1600 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, por këto apele disa qytetarë nuk po i marrin seriozisht duke vazhduar vozitjen e veturës mbi shpejtësinë e kufizuar si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion.

E mosrespektimi i rregullave në komunikacion po shkakton aksidente të shumta në vendin tonë, ku disa prej tyre fatkeqësisht po përfundojnë edhe me të vdekur.

Vetëm brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 63 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 22 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 40 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia brenda kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 1649 tiketa trafiku për drejtuesit e automjetëve të cilët nuk respektuan rregullat në komunikacion.

Poashtu për 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit./SuharekaOnline/