Për 24 orë, 62 aksidente, tri prej tyre përfunduan me të vdekur

Për 24 orë, 62 aksidente, tri prej tyre përfunduan me të vdekur
Çlirim Gashi

27.08.2019 / Kronika

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 62 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së hënë kanë ndodhur 62 aksidente, ku tri prej tyre fatkeqësisht përfunduan me fatalitet ndërsa 18 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 41 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1329 tiketa trafiku, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 12 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 11 persona u dërguan në mbajtje ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO