05.09.2019, 8:47

Për 24 orë, 62 aksidente trafiku

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 62 aksidente trafiku.

Prej tyre, 30 kanë qenë me të lënduar kurse 32 pa lëndime në njerëz.

Edhe numri i gjobave që iu janë shqiptuar qytetarëve për mosrespektim të rregullave të trafikut po del të ketë qenë i madh. Numri i tyre shkon në 1301.

Po ashtu, për 24 orë policia ka arrestuar 26 persona, 16 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje, derisa 4 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Prokuroria ngriti 63 aktakuza për 24 orë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.