Për 24 orë 62 aksidente, afër 1900 tiketa të shqiptuara e 26 të arrestuar

Për 24 orë 62 aksidente, afër 1900 tiketa të shqiptuara e 26 të arrestuar
Fjolla Hoxha

19.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, por këto apele disa qytetarë nuk po i marrin seriozisht duke vazhduar avazin e njëjtë me vozitjen e veturës mbi shpejtësinë e kufizuar si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion.

E mosrespektimi i rregullave në komunikacion po shkakton aksidente të shumta në vendin tonë, ku disa prej tyre fatkeqësisht po përfundojnë edhe me të vdekur.

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk po i respektojnë rregullat e komunikacionit. Por, tash e sa ditë shqiptimi i gjobave po bëhet edhe duke u bazuar në dëshmitë me fotografi apo video që qytetarët po i publikojnë në rrejte sociale si dhe ua dërgojnë policisë.

LEXO EDHE:  Policia apel shoferëve për respektim të rregullave në trafik: Ne jemi në shërbimin tuaj dhe për sigurinë tuaj

Vetëm brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 26 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia brenda kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 1894 tiketa trafiku për drejtuesit e automjetëve të cilët nuk respektuan rregullat në komunikacion.

Poashtu për 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 26 persona, ku 16 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe asnjë nuk është në vuajtje të dënimit./SuharekaOnline/

LAMI Palace – Bëhuni pjesë e ambientit mbretëror duke shijuar çdo detaj!

LAMI Palace një vend i veçantë i ndërtuar dhe dizajnuar me një shije të rrallë dhe unike ofron momente të...

Lexo më shumë

Të fundit