Për 24 orë 60 aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale

12.02.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë […]

Për 24 orë 60 aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur gjashtëdhjetë (60) aktakuza kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të këtij personi, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “Lëshimi i qeqeve pa mbulese ose të rreme” dhe keqpërdorimi i kartelave te bankës apo te krediti neni 307 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, “Pastrimi i parave” nga neni 308 të KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Lipjan, është gjetur një trup i pajetë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, si dhe trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur dhjetë

(10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat e ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur ri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Dhune në familje” dhe “Armëmbajtje pe leje“. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhune në familje” dhe “Armëmbajtje pe leje“. Gjithashtu, Prokuroria e Mitrovicës, ka ngritur njëzeteshtatë nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.