Për 24 orë 60 aksidente, mbi 1900 tiketa trafiku e 33 persona të arrestuar

10.06.2021

Përkundër faktit se Policia e Kosovës vazhdimisht është duke bërë thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve është duke vazhduar të ketë rritje. Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk kanë përfunduar me fatalitet. Ndërsa 25 aksidente kanë përfunduar […]

Për 24 orë 60 aksidente, mbi 1900 tiketa trafiku e 33 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Përkundër faktit se Policia e Kosovës vazhdimisht është duke bërë thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve është duke vazhduar të ketë rritje.

Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, ku asnjë prej tyre fatmirësisht nuk kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 25 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 35 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 1961 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu policia ka arrestuar 33 persona, ku 21 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.