Për 24 orë 57 aksidente, shqiptohen 1,230 tiketa trafiku, 2,479 tjera për mos respektim të masave anti-COVID

31.08.2021

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 57 aksidente në Kosovë, megjithatë fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet. Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 17 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 40 aksidente të tjera kanë përfunduar me vetëm dëme materiale. Gjatë 24 orëve në vendin tonë janë shqiptuar […]

Për 24 orë 57 aksidente, shqiptohen 1,230 tiketa trafiku, 2,479 tjera për mos respektim të masave anti-COVID Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë ndodhur 57 aksidente në Kosovë, megjithatë fatmirësisht asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

Sipas policisë gjatë ditës së djeshme 17 aksidente janë raportuar me të lënduar, ndërsa 40 aksidente të tjera kanë përfunduar me vetëm dëme materiale.

Gjatë 24 orëve në vendin tonë janë shqiptuar 3,709 tiketa nga Policia e Kosovës.

1,230 nga to kanë qenë tiketa të shqiptuara në trafik, ndërsa 2,479 janë tiketa të shqiptuara në bazë të ligjit COVID-19.

17 persona janë arrestuar në ditën e hënë në Kosovë, 8 janë dërguar në mbajtje dhe 5 janë dërguar në vuajtje të dënimit.