Për 24 orë 57 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 37 të arrestuar

14.07.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik. Gjatë ditës së martë në tërë vendin kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, prej të cilave 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera me […]

Për 24 orë 57 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 37 të arrestuar Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e martë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik.

Gjatë ditës së martë në tërë vendin kanë ndodhur 57 aksidente trafiku, prej të cilave 20 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 37 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1760 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve.

Policia e Kosovës poashtu ka njoftuar se gjatë ditës së martë ka arrestuar 37 persona, prej të cilëve 20 janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.