Për 24 orë 56 aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale

10.03.2020

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza, kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar. Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim […]

Për 24 orë 56 aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetegjashtë (56) aktakuza, kundër shtatëdhjetetre (73) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar.

Gjithashtu, nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë është paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm, të 1 mijë 101 fidanëve, për shkak të dyshimit të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetre (23) aktakuza, kundër tridhjetenjë (31) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve një (1) person të dyshuar. Gjithashtu, nga kjo Prokurori është ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër dhjetë (18) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, në dy raste të ndara, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.