Për 24 orë, 56 aksidente e 1227 gjoba trafiku

Për 24 orë, 56 aksidente e 1227 gjoba trafiku
Çlirim Gashi

30.08.2019 / Kronika

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 56 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 56 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 24 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 32 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1227 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë kanë arrestuar 27 persona për vepra të ndryshme penale.

PK njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 17 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO