Për 24 orë, 55 aksidente e mbi 1400 tiketa trafiku

07.11.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 55 aksidente. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 20 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 35 të tjera ishin me […]

Për 24 orë, 55 aksidente e mbi 1400 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 55 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 20 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 35 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 418 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 17 persona, 11 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.