Për 24 orë 55 aksidente, 1249 tiketa trafiku e 13 të arrestuar

07.02.2020

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 11 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 44 të tjera ishin me […]

Për 24 orë 55 aksidente, 1249 tiketa trafiku e 13 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 55 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 11 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 44 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 249 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 13 persona, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 2 persona janë në vuajtje të dënimit.