Për 24 orë 52 aktakuza kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale

23.01.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit […]

Për 24 orë 52 aktakuza kundër 59 personave, për vepra të ndryshme penale Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetedy (52) aktakuza kundër pesëdhjetenëntë (59) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë tri kërkesa për sekuestrimin e sendeve të ndryshme.

Nga kërkesa e parë janë sekuestruar:
– Një (1) traktor “Deutz Fahr”,
– Rimorkio e traktorit e modifikuar (përshtatur),
– Masë drusore, 15 copë dru teknik breu, të gjatësisë nga 4-6 metra, të trashësisë me diametër 27-42 cm pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 7.36 m³.
Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar:
– Një traktor “Massey fergusson-285”,
– Rimorkio e traktorit
– Masë drusore, 19 copë dru teknik breu, të gjatësisë nga 6 metra, të trashësisë me diametër 24-40 cm pa damkosura dhe pa leje transporti, në sasi prej 6.63 m³.

Ndërsa, nga kërkesa e tretë është sekuestruar një automjet për veprën penale “Falsifikim dokumenti”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Me datë 22 janar 2020 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy persona pa shenja jete me inicialet D.H, dhe S.H, të cilët ishin bashkëshortë mes vete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë ditës së djeshme, ka bërë dy (2) kërkesë për sekuestrimin e dy (2) traktorëve, dy (2) rimorkiove të traktorit dhe një sasie të konsiderueshme të masës drusore.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, janë ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka sekuestruar një automjet për veprën penale “Falsifikim dokumenti”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër (5) personave për vepra të ndryshme penale.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë10 – 1231 – 1//
Prizren6 – 7////
Pejë7 – 9///2
Gjilan8 – 8/1 – 1//
Gjakovë3 – 31///
Mitrovicë14 – 15///1
Ferizaj4 – 52///
Totali52 – 5962 – 2/3