Për 24 orë, 52 aksidente e 1500 gjoba

22.08.2019

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 52 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 11 […]

Për 24 orë, 52 aksidente e 1500 gjoba Foto: Ilustrim

Numri i aksidenteve gjatë këtyre ditëve sa shkon e rritet, duke u bazuar në raportet e Policisë së Kosovës, çdo ditë në vendin tonë ndodhin mbi 50 aksidente.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 52 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 11 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 41 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1500 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtyre 24 orëve u arrestuan 26 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 15 prej të arrestuarve u dërguan në mbajtje ndërsa 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit.