Për 24 orë 51 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 40 persona të arrestuar

13.07.2021

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik. Gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me […]

Për 24 orë 51 aksidente, mbi 1700 tiketa trafiku e 40 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Si çdo ditë tjetër edhe dita e hënë ka qenë ditë e ngarkuar për Policinë e Kosovës, kjo po dëshmohet nga numri i aksidenteve dhe tiketave në trafik.

Gjatë ditës së hënë në tërë vendin kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, prej të cilave 18 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 33 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1719 tiketa trafiku për të gjithë ngasesit e automjeteve.

Policia e Kosovës poashtu ka njoftuar se gjatë ditës së hënë ka arrestuar 40 persona, prej të cilëve 32 janë dërguar në mbajtje dhe një person është në vuajtje të dënimit.