Për 24 orë, 50 aksidente një prej tyre me fatalitet

19.08.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 50 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së dielë kanë ndodhur 50 aksidente, ku një prej tyre fatkeqësisht përfundoi me […]

Për 24 orë, 50 aksidente një prej tyre me fatalitet Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 50 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së dielë kanë ndodhur 50 aksidente, ku një prej tyre fatkeqësisht përfundoi me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 37 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1056 tiketa trafiku, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 8 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 7 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.