Për 24 orë 49 aktakuza kundër 54 personave, për vepra të ndryshme penale

07.02.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë ngritur 49 aktakuza kundër pesëdhjetekatër 54 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë 9 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për […]

Për 24 orë 49 aktakuza kundër 54 personave, për vepra të ndryshme penale Foto: Prokurori i Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë ngritur 49 aktakuza kundër pesëdhjetekatër 54 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë nëntë 9 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 3 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2, për “Shpëlarje e parave” nga neni 308, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.  Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur një (1) aktakuzë kundër  një (1) të pandehuri me inicialet G.S. për vepër penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e penalizuar si Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës nga neni 146 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave” nga neni 317 paragrafi 2, për “Shpëlarje e parave” nga neni 308, si dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së.

Aktakuzat:

ka ngritur një (1) aktakuzë kundër  një (1) të pandehuri me inicialet G.S. për vepër penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, aktualisht e penalizuar si Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët të konventave të Gjenevës nga neni 146 paragrafi 1 dhe 2 nënparagrafi 2.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, në dy raste ndaras, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe dy (2) persona, në dy raste ndaras, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve komunale”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

 /////////

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

                          /////////

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje“.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ”Lëndim i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ”Pjesëmarrja në rrahje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Tregtia e ndaluar”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ”Vjedhje e rëndë”.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, tre (3) persona të dyshuar, për shkak të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Ushtrimi i ndikimit” “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Dhënia e ryshfetit” sipas KPRK-së.

Gjithashtu, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) person, në dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Vjedhje grabitqare” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”.