01.11.2019, 9:01

Për 24 orë, 49 aksidente, mbi 1700 tiketa dhe 24 të arrestuar

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 49 aksidente.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se asnjë aksident fatmirësisht nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 12 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 37 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK njoftoi se ky institucion ka shqiptuar 1 mijë e 720 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 24 persona, 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  Si po kërkohen para me fotografinë e qytetarit nga Suhareka
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.