Për 24 orë 49 aksidente, dy me fatalitet, afër 1200 tiketa trafiku e 23 të arrestuar

07.06.2021

Përkundër faktit se Policia e Kosovës vazhdimisht është duke bërë thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve është duke vazhduar të ketë rritje. Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, ku dy prej tyre fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet. Ndërsa 21 aksidente kanë përfunduar me […]

Për 24 orë 49 aksidente, dy me fatalitet, afër 1200 tiketa trafiku e 23 të arrestuar Foto: Ilustrim

Përkundër faktit se Policia e Kosovës vazhdimisht është duke bërë thirrje tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, numri i aksidenteve është duke vazhduar të ketë rritje.

Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 49 aksidente trafiku, ku dy prej tyre fatkeqësisht kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 21 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 26 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe kohore policia ka shqiptuar 1184 tiketa trafiku, për të gjithë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk i kanë respektuar rregullat në komunikacion.

Po ashtu Policia ka arrestuar 23 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje, një në ndalim policor dhe dy të tjerë janë në vuajtje të dënimit.