Për 24 orë, 48 aksidente një prej tyre me fatalitet

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 48 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së dielë kanë ndodhur 48 aksidente, ku një prej tyre fatkeqësisht përfundoi me fatalitet ndërsa 14 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 33 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1055 tiketa trafiku, por ka pasur edhe arrestime ku ndodhën 18 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 10 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

RAPORTO