Për 24 orë, 48 aksidente e mbi 1400 tiketa trafiku

17.07.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 48 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 48 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 13 aksidente […]

Për 24 orë, 48 aksidente e mbi 1400 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 48 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 48 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 13 aksidente ishin me të lënduar dhe 35 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1480 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion por, pati edhe arrestime ku ndodhën 35 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 24 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 5 persona janë në vuajtje të dënimit.