Për 24 orë, 48 aksidente e 43 arrestime në Kosovë

28.08.2019 / Kronika
Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 48 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së martë kanë ndodhur 48 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 31 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.
Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1305 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.
Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë kanë arrestuar 43 persona për vepra të ndryshme penale.
PK njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 35 persona u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

Të fundit
11 orë më parë / Kronika
Prokuroria e Prizrenit kërkon paraburgim për 2 persona dhe ngrit 13 aktakuza për 14 të tjerë21.04.2021 / Kronika
Njësia e antidrogës në Prizren arreston 3 persona, sekuestron substanca narkotike dhe armë