Për 24 orë, 47 aksidente e mbi 1400 gjoba trafiku

21.09.2019

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 47 aksidente trafiku. Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 22 aksidente ishin me të lënduar dhe 25 pa lëndime në njerëz. Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 477 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit. Po ashtu, […]

Për 24 orë, 47 aksidente e mbi 1400 gjoba trafiku Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se për 24 orë në vend kanë ndodhur 47 aksidente trafiku.

Fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 22 aksidente ishin me të lënduar dhe 25 pa lëndime në njerëz.

Tutje, për këtë periudhë policia ka shqiptuar 1 mijë e 477 tiketa trafiku për kundërvajtësit e komunikacionit.

Po ashtu, për 24 orë policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 19 persona, 9 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.