Për 24 orë 47 aksidente, 18 prej tyre me persona të lënduar

Për 24 orë 47 aksidente, 18 prej tyre me persona të lënduar
Çlirim Gashi

16.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës vazhdimisht është duke apeluar tek qytetarët për respektim të rregullave në trafik.

Gjatë muajve të fundit në Kosovë kemi rritje të numrit të aksidenteve të trafikut, ku fatkeqësisht disa prej tyre po përfundojnë edhe me fatalitet.

Përmes apeleve Policia e Kosovës bën thirrje tek qytetarët për kujdes dhe respektim të rregullave në trafik pasi që shpejtësia vret.

Vetëm brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur hiç më pak se 47 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa, 18 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

LEXO EDHE:  Rriten rastet e infektimeve, për 24 orë 42 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjithashtu, policia brenda kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 1729 tiketa trafiku për drejtuesit e automjetëve të cilët nuk respektuan rregullat në komunikacion.

Poashtu janë arrestuar 14 persona, ku 6 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 4 të tjerë janë në vuajtje të dënimit./SuharekaOnline/

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë

Të fundit