16.06.2019, 14:35

Për 24 orë, 46 aksidente e 16 arrestime

Sipas raportit të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve kanë ndodhur 46 aksidente, ku 17 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 29 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Policia e Kosovës njoftoi se për 24 orë ka shqiptuar 820 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Po ashtu Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme arrestoi 16 persona, ku 13 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa një person është në vuajtje të dënimit.

LEXO EDHE:  59 aktakuza kundër 67 personave për 24 orë
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.