Për 24 orë, 45 aksidente e 29 persona të arrestuar

18.10.2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së enjte, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 45 aksidente komunikacioni. 2 prej tyre u raportuan me fatalitet ndërsa 25 aksidente u raportuan me të lënduar dhe 18 të tjera vetëm më dëme materiale. Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion brenda 24 […]

Për 24 orë, 45 aksidente e 29 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së enjte, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 45 aksidente komunikacioni.

2 prej tyre u raportuan me fatalitet ndërsa 25 aksidente u raportuan me të lënduar dhe 18 të tjera vetëm më dëme materiale.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 1 mijë e 590 tiketa dënimi.

Policia e Kosovës ka raportuar se vetëm dje janë arrestuar 29 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit.