Për 24 orë 44 aksidente, mbi 1800 gjoba të shqiptuara e 15 të arrestuar

Për 24 orë 44 aksidente, mbi 1800 gjoba të shqiptuara e 15 të arrestuar
Çlirim Gashi

17.06.2021 / Kronika

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, por këto apele disa qytetarë nuk po i marrin seriozisht duke vazhduar avazin e njëjtë me vozitjen e veturës mbi shpejtësinë e kufizuar si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion.

Pastaj mosrespektimi i rregullave në komunikacion po shkakton aksidente të shumta në vendin tonë, ku disa prej tyre fatkeqësisht po përfundojnë edhe me të vdekur.

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk po i respektojnë rregullat e komunikacionit. Por, tash e sa ditë shqiptimi i gjobave po bëhet edhe duke u bazuar në dëshmitë me fotografi apo video që qytetarët po i publikojnë në rrejte sociale si dhe ua dërgojnë policisë.

LEXO EDHE:  Shqetësuese, rritet numri i aksidenteve, brenda 24 ore mbi 100 të tilla, një prej tyre me fatalitet

Vetëm brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 13 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 31 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia brenda kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 1837 tiketa trafiku për drejtuesit e automjetëve të cilët nuk respektuan rregullat në komunikacion.

Poashtu për 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona, ku 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë janë në vuajtje të dënimit./SuharekaOnline/

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit