Për 24 orë, 44 aksidente e mbi 1170 tiketa trafiku

21.03.2019

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 44 aksidente komunikacioni, ishin shqiptuar 1177 tiketa trafiku dhe 21 arrestime. Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të […]

Për 24 orë, 44 aksidente e mbi 1170 tiketa trafiku Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 44 aksidente komunikacioni, ishin shqiptuar 1177 tiketa trafiku dhe 21 arrestime.

Sipas Raportit të Policisë së Kosovës, për 24 orë kanë ndodhur 44 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të lënduar dhe 27 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1177 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 21 arrestime.

Policia e Kosovës, 11 persona i dërgoi në mbajtje dhe 1 person është në vuajtje të dënimit.