Për 24 orë, 44 aksidente e mbi 1100 gjoba të shqiptuara

11.07.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 44 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 44 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 18 aksidente […]

Për 24 orë, 44 aksidente e mbi 1100 gjoba të shqiptuara Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 44 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 44 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 18 aksidente ishin me të lënduar dhe 26 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1141 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 21 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 13 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 5 persona janë në vuajtje të dënimit.