Për 24 orë 42 aksidente e 21 arrestime

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 42 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu pati edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 42 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 20 aksidente ishin me të lënduar dhe 22 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1109 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 21 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 10 persona i dërgoi në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.