Për 24 orë, 42 aksidente e 19 persona të arrestuar

14.10.2019

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së premte, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente komunikacioni. 15 aksidente u raportuan me të lënduar, ndërsa 27 të tjera vetëm më dëme materiale. Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 1 mijë e 212 […]

Për 24 orë, 42 aksidente e 19 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së premte, në rrugët e Kosovës kanë ndodhur gjithsej 42 aksidente komunikacioni.

15 aksidente u raportuan me të lënduar, ndërsa 27 të tjera vetëm më dëme materiale.

Ndërsa, sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 1 mijë e 212 tiketa dënimi.

Policia e Kosovës ka raportuar se vetëm dje janë arrestuar 19 persona, 12 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.