Për 24 orë, 42 aksidente e 1156 gjoba

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaroi se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 42 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së mërkurë kanë ndodhur 42 aksidente, ku fatmirësisht nuk ka pasur aksidente me fatalitet, por 17 aksidente ishin me të lënduar ndërsa 25 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1156 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave.

Policia e Kosovës ka njoftuar se për 24 orë kanë arrestuar 39 persona për vepra të ndryshme penale.

PK njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 26 persona u dërguan në mbajtje ndërsa 4 persona janë në vuajtje të dënimit.

RAPORTO