Për 24 orë, 40 aksidente e mbi 1700 tiketa trafiku

Policia e Kosovës vazhdimisht po bënë apele tek qytetarët për respektim të rregullave në trafik, e kjo kujdes edhe më të shtuar pasiqë gjatë këtrye ditëve ka pasur reshje të borës, ku edhe vështirësohet qarkullimi i automjeteve.

14.01.2022 / Kronika

Për 24 orë, 40 aksidente e mbi 1700 tiketa trafiku
Foto: Ilustrim

Përkundër kësaj, disa qytetarë po vazhdojnë të mosrespektojnë rregullat dhe po shkaktohen aksidentet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndodhur 40 aksidente.


Fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërkaq 13 aksidente kanë përfunduar me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.

Po ashtu, PK-ja ka bërë të ditur se brenda 24 orëve ka shqiptuar 1,712 tiketa trafiku për të gjithë drejtuesit e automjeteve që kanë shkelur rregullat e trafikut.

Gjithashtu, në këtë periudhë kohore janë arrestuar 22 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe një tjetër në vuajtje të dënimit.

Mundësi e mirë pune, Fabrika e Mobileve “TE NASERI” kërkon 50 punëtorë!

Fabrika e Mobileve ”Te Naseri” e cila gjendet në Zonën Industriale në Shirokë me një eksperiencë të gjatë në prodhimin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *