Për 24 orë 40 aksidente e 33 të arrestuar

08.10.2019

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 40 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë. Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk kishte asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 19 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 21 të tjerë ishin me dëme materiale. Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e […]

Për 24 orë 40 aksidente e 33 të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka raportuar për 40 aksidente komunikacioni të ndodhura në territorin tonë.

Nga këto aksidente, fatmirësisht nuk kishte asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 19 aksidente ishin me lëndime në njerëz dhe 21 të tjerë ishin me dëme materiale.

Gjithsejtë tiketa trafiku të shqiptuara në 24 orëshin e fundit janë 1089 sosh, dhe e tërë kjo po bëhet me qëllim që të bëhet parandalimi i aksidenteve.

Po ashtu Policia për këtë periudhë kohore ka arrestuar 33 persona, ku 18 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa 5 persona janë në vuajtje të dënimit.