Për 24 orë 38 aksidente, mbi 1600 gjoba të shqiptuara e 21 persona të arrestuar

23.06.2021

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, por këto apele disa qytetarë nuk po i marrin seriozisht duke vazhduar avazin e njëjtë me vozitjen e veturës mbi shpejtësinë e kufizuar si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion. E mosrespektimi i rregullave në komunikacion po shkakton aksidente të […]

Për 24 orë 38 aksidente, mbi 1600 gjoba të shqiptuara e 21 persona të arrestuar Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës vazhdimisht apelon tek qytetarët për kujdes të shtuar në trafik, por këto apele disa qytetarë nuk po i marrin seriozisht duke vazhduar avazin e njëjtë me vozitjen e veturës mbi shpejtësinë e kufizuar si dhe shkeljet e tjera të rregullave në komunikacion.

E mosrespektimi i rregullave në komunikacion po shkakton aksidente të shumta në vendin tonë, ku disa prej tyre fatkeqësisht po përfundojnë edhe me të vdekur.

Policia e Kosovës është duke vazhduar shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk po i respektojnë rregullat e komunikacionit. Por, tash e sa ditë shqiptimi i gjobave po bëhet edhe duke u bazuar në dëshmitë me fotografi apo video që qytetarët po i publikojnë në rrejte sociale si dhe ua dërgojnë policisë.

Vetëm brenda 24 ore në vendin tonë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku, ku fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet.

Ndërsa 17 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.

Gjithashtu, policia brenda kësaj periudhe kohore ka shqiptuar 1630 tiketa trafiku për drejtuesit e automjetëve të cilët nuk respektuan rregullat në komunikacion.

Poashtu për 24 orë Policia e Kosovës ka arrestuar 21 persona, ku 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 persona të tjerë janë në vuajtje të dënimit./SuharekaOnline/