Për 24 orë 38 aksidente, 1188 tiketa trafiku e 19 të arrestuar

12.12.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 15 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 23 të tjera ishin me dëme […]

Për 24 orë 38 aksidente, 1188 tiketa trafiku e 19 të arrestuar Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 38 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 15 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 23 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1mijë e 188 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 19 persona, ku prej tyre 10 janë dërguar në mbajtje dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.