Statistika Për 24 orë 36 aksidente e 23 persona të arrestuar

Foto: Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 10 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 26 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 632 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 23 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje, 6 persona janë në ndalim policor dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.