Për 24 orë, 35 aksidente dhe mbi 1200 gjoba të shqiptuara

06.03.2019

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 35 aksidente në trafik, po ashtu ndodhën 13 arrestime, dhe u shqiptuan 1262 tiketa trafiku. Policia e Kosovës, raportoi se për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 14 aksidente ishin […]

Për 24 orë, 35 aksidente dhe mbi 1200 gjoba të shqiptuara Foto: Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 35 aksidente në trafik, po ashtu ndodhën 13 arrestime, dhe u shqiptuan 1262 tiketa trafiku.

Policia e Kosovës, raportoi se për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 14 aksidente ishin me të lënduar dhe 21 aksidente ishin me dëme materiale.

Ndërsa, gjatë 24 orëshin e fundit, Policia kishte shqiptuar 1262 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 13 arrestime.

Policia e Kosovës, 8 persona i dërgoi në mbajtje dhe 3 persona janë në vuajtje të dënimit.