🛑 Për 24 orë 35 aksidente, 1128 tiketa trafiku e 14 të arrestuar

Policia e Kosovës përmes përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në vendin tonë për 24 orë kanë ndodhur 35 aksidente trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, fatmirësisht asnjë aksident nuk ka përfunduar me fatalitet ndërsa 16 aksidente ishin me persona të lënduar dhe 19 të tjera ishin me dëme materiale.

Po ashtu PK ka shqiptuar 1 mijë e 128 gjoba trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Nga Policia e Kosovës gjithashtu janë arrestuar 14 persona, ku 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.