Për 24 orë 34 aktakuza kundër 39 personave, për vepra të ndryshme penale

06.02.2020

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë pesë (5) […]

Për 24 orë 34 aktakuza kundër 39 personave, për vepra të ndryshme penale Foto: Prokuroria e Shtetit

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, janë ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër tridhjetenëntë (39) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e një motorsharre e markës STIHL-66, si dhe të masës drusore e llojit Gështenjë për thurje të rrethojave, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 0.50 m³.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër S.B. për veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar katër (4) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masë së paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur gjashtë (6) aktakuza,  kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë ditës së mërkurë është bërë një (1) kërkesë për sekuestrimin e disa mjeteve dhe masës drusore të dyshuara se janë përdorur për kryerjen e veprës penale “Vjedhje Pylli”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”  nga neni 314 paragrafi  6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “.  Po ashtu, me urdhër të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër S.B. për veprën penale “Marrja e ryshfetit” sipas nenit 421 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPK-së.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe një (1) person me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.                                                                                          

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare “.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

Sekuestrimet:

Një motorsharrë e markës STIHL-66

Masa drusore e llojit Gështenjë për thurje të rrethojave, të pa damkuara dhe pa leje transporti në sasi prej 0.50 m³

Aktakuzat:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën  penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënie e Ndihmës ”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillje e  Gjykatës” dhe “Dhunë në Familje “

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e Pyllit”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “ Rrezikim I Trafikut publik më pasoj vdekjeprurëse ”

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se në Gjilan, kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”  nga neni 314 paragrafi  6 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “. 

Raste tjera me interes për publikun:

Me urdhër të prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, një (1) trup i pajetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

  • 8.      Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të pandehur për shkak të dyshimi të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.