Për 24 orë, 34 aksidente e 28 arrestime

09.09.2019

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë, kanë ndodhur gjithë 34 aksidente në trafikun rrugor. Si pasojë e këtyre aksidenteve, 15 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale. Policia e Kosovës bën të ditur se ka shqiptuar brenda ditës 901 tiketa të trafikut, për të gjithë ata […]

Për 24 orë, 34 aksidente e 28 arrestime Foto: Ilustrim

Brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë, kanë ndodhur gjithë 34 aksidente në trafikun rrugor.

Si pasojë e këtyre aksidenteve, 15 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa 19 aksidente të tjera ishin me dëme materiale.

Policia e Kosovës bën të ditur se ka shqiptuar brenda ditës 901 tiketa të trafikut, për të gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit.

Ndërsa për vepra të ndryshme penale, janë arrestuar 28 të dyshuar, ku 13 nga ta janë në mbajtje, ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.