Për 24 orë 34 aksidente, 20 prej tyre me persona të lënduar

30.09.2019

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 34 aksidente në komunikacion. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë regjistruar 34 aksidente në komunikacion. Nga 34 aksidente, 20 kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 14 vetëm me dëme materiale. Po ashtu bëhet e […]

Për 24 orë 34 aksidente, 20 prej tyre me persona të lënduar Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur 34 aksidente në komunikacion.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin janë regjistruar 34 aksidente në komunikacion.

Nga 34 aksidente, 20 kanë qenë me lëndime trupore ndërkaq 14 vetëm me dëme materiale.

Po ashtu bëhet e ditur se Policia e Trafikut gjatë ditës së djeshme në tërë Kosovën ka shqiptuar 1047 tiketa për kundërvajtje të ndryshme.

Tutje Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe kohore, kanë arrestuar 25 persona, ku 11 prej tyre u dërguan në mbajtje ndërsa vetëm 1 person është në vuajtje të dënimit.