Për 24 orë, 31 aksidente trafiku e mbi 1200 gjoba

12.09.2019

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 31 aksidente në komunikacion, 19 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 12 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale. Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1251 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Përveç aksidenteve dhe tiketave […]

Për 24 orë, 31 aksidente trafiku e mbi 1200 gjoba Foto: Ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 31 aksidente në komunikacion, 19 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse në 12 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1251 tiketa trafiku për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara, policia bën të ditur se ka arrestuar edhe 20 persona, 9 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit.