Për 24 orë, 31 aksidente e 222 tiketa trafiku

Policia e Kosovës para dy dite ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, që të kenë kujdes gjatë qarkullimit për shkak të festës së Fitër Bajramit për arsye se në këtë festë ka shumë qytetarë që shkojnë tek të afërmit e tyre dhe ka mundësi që të shkaktojnë aksidente, por si duket nuk ka pasur efekt ky apel i Policisë tek pjesëmarrësit në komunikacion.

Gjatë ditës së djeshme deri sa ishte duke u festuar edhe festa e Fitër Bajramit në Kosovë kanë ndodhur 31 aksidente, ku 18 aksidente prej tyre ishin me të lënduar ndërsa 13 prej tyre ishin me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë raportit 24 orësh njoftoi se gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar edhe 222 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Policia kishte arrestuar edhe 4 persona për vepra penale, ku 2 u dërguan në mbajtje ndërsa asnjë person nuk është në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.