Për 24 orë 30 arrestime e 1096 tiketa trafiku

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 30 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu pati edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 30 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 14 aksidente ishin me të lënduar dhe 16 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1096 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 22 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 19 persona i dërgoi në mbajtje dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.